Zef Brozi kerkon publikisht doreheqjen e ministrit Frasheri
Pas urdherit te ministrit per shkarkimin e tre punonjesve te Kasacionit
Kryetari i Gjykates se Kasacionit deklaron per "Zerin e Popullit":
“Une nuk mund të bëhem bashkëfajtor me shkeljen e kushtetutës, ligjit me ministrin Frashëri, të cilit i kërkoj publikisht dorëheqjen”
Urdhëri i ministrit do te mbetet njesoj sic ka mbetur dekreti i presidentit per deklarimin e pasurise se politikaneve. Pra do ta mbuloje një pluhur harrese. Keta tre punonjes do të vazhdojnë të punojnë në gjykaten e Kasacionit. Me kete ngjarje të fundit të bie në sy sulmi politik që po bëhet ndaj Gjykatës se Kasacionit per here te pare po shtrihet edhe ne punonjesit e administrates të kësaj gjykate.
Faqe 3
Mafiozët pa emër
Veçojmë:
Gjatë këtyre viteve të qeverisjes së PD-së, gjithnjë e më shpesh në shtyp është folur për implikimin e Mafias në veprimtari të ndryshme në Shqipërinë postdiktatoriale. Ka ndikuar për këtë edhe përshtjellimi i tranzicionit, hapja e jashtëzakonshme që provoi vendi ynë, mungesa e legjislacionit dhe mos impenjimi i organeve përkatëse për zbatimin e ligjeve. Në këtë rast, fjalën e kemi për të gjitha ato veprime të fshehta e të kundraligjshme që prekin Shqipërinë, si trafiku i narkomjeteve a i drogës, i armëve, trafik i qenieve njerëzore, kapërcimi i pengesave kufitare doganore për lëvizjen e mallrave e fusha të tjera, si lehtësitë në investime ku bëhet pastrimi i parave të pista etj. Mafia nuk ka vetëm një adresë-Italinë, por të gjithë vendet fqinjë, madje dhe zona më të largëta.
Është për t’u shënuar që dhe vetë Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, publikisht së paku në dy raste, një herë në Vlorë dhe më tej në konferencën e fundit që dha për shtyp, ka përmendur Mafian. Herën e fundit ai tha: “E vërteta është se kjo veç [?]a la është për qeverinë e zotit Meksi ka denoncuar shumë veprime të paligjshme të shitjes së brigjeve shqiptare mafias së të tjerëve...”
Opinioni publik pas këtyre deklarimeve të Presidentit, kërkon të dijë, jo për kuriozitet por për transparencën që duhet të karakterizojë çdo qeveritar: çfarë janë këto denoncime, për të cilat askush deri më sot nuk di gjë të saktë, kur e nga kush janë shfrytëzuar këto prona, ç’paraqesin këto fakte konkretisht i janë dhënë këto brigje, kur dhe ligji për shitjen e tokës nuk mund të dilte para pak kohësh.
Në qoftë se Presidenti thotë këto fjalë pa i konkretizuar, thjesht si pjesë përbërëse të fushës politike dhe mbajtjes ndezur të saj, kjo deklaratë s’ka dobi, por vetëm nxit fantazi. Dëmet që mafiozët shkaktojnë për të bërë për të pazhur kërë transparencë. Presidenti duhet të jetë në i qartë dhe konkret kur zbulon një të vërtetë, aq më tepër kur denoncon implikim e pretenduar të Mafias në Shqipëri. Duke u përpjekur t’i fluturojë të tjerëve, qofte edhe partisë në pushtet, e ashtuquajtura veprimtari mafioze, nuk bëhet gjë tjetër veç tregohet se praktik at mafioze kanë hyrë në metodat e qeverisjes. Dhe dihet se pjesë përbërëse e këtyre praktikave është manipulimi deri dhe shantazhimi i opinionit publik.
Ja se si pas një deklarate, lind një problem shumë serioz. Për të parë herë denoncohet shitja e tokës shqiptare, qoftë dhe një pëllëmbë të saj, një veprim haptas antikushtetues, por autorët e këtij veprimi mbeten të fshehtë. Lufta kundër Mafias nuk bëhet me gëla në përgjithësi, as me propagandë të ditës.
Kush i “Ndihmon” përmbytjet ?
Një pyetje për pushtetarët
Dy ditët, 25 dhe 26 Gushti ’95 shënuan përmbytje të mëdha nga shirat e shumta e të rrëmbyeshëm.
Disa rrethe u prekën më shumë si Lezha, Laçi, Shkodra, Mati, Kruja etj.
Në mënyrë të veçantë dëme më pasoja të rënda deri tragjike ka patur rrethi i Lezhës dhe i Kurbinit, deri në humbjen e jetës së 5 qytetarëve në rrethin e Lezhës.
Dëmi ekonomik në rrethin e Lezhës shkaktuar nga përmbytjet kap shifrat e rreth 300 milion lekë, ndërsa në rrethin e Kurbinit të 136 milion lekë.
Le të dëgjojnë banorët e këtyre dy rretheve, por i gjithë opinioni ynë publik i ka jetuar e dhe mbijetuar këto pasoja. Janë deme këto të shkaktuara nga një fatkeqësi natyrore. Por jo vetëm nga ajo.
Faqe 7
Kombëtarja kërkon mbështetje
Sot: sfidë e kombëtares shqiptare
Drejt një fitoreje të mundëshme të sotme të djemve të Bajkos, përveç lojës apo dëshirës së tyre do të ndihmonte edhe inkurajimi i sportdashësve tanë që sot besojmë se do mbushin shkallët e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Ne faqen 13:
interviste posaqerisht per "Zërin e Popullit"
nga Stoickov
Dje në stërvitje
Foto: Lika Roçi
Ne faqen 13: interviste posaqerisht per "Zërin e Popullit" nga Stoickov
Dje në stërvitje
Foto: Lika Roçi
Alkimizmi ekonomik i PD-së
Debati ynë
Në vend të transparencës kemi trumbetime për zgjidhjen përfundimtare të borxhit. Këto trumbetime nuk të kujtojnë veç se atë “plak me ca nga virtutet antike të shqiptarëve dhe plot me një dashuri të panjohur për vendin, një soj adhedashje imobilizuese që francezët e quajnë” amour du sol natal”, po “patriotizëm conscient”. Pas mendjes së plakut, çdo gjë. Në Shqipëri ish më e mira se kudo gjëkë: çupat më të hijshme, gratë më të ndershme, ujrat më të paqme, pemët më të hijshme, klima më e shëndetshme dhe një gjë e papritur gjëllat më të mbaruar” që aq saktë i ka stigmatizuar Konica.
Faqe 4